Kosova në hendboll i ka filluar me humbje kualifikimet për “Euro 2022”. Në Podgoricë, Kosova pësoi 32:25 nga Mali i Zi. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues.
Në pjesën e parë djemtë tanë ishin të barabartë, por në të dytën erdhi në shprehje përvoja e Malit të Zi, që luan rregullisht në kampionate evropiane. Po ashtu ndikuan edhe disa gabime që u bënë nga lojtarët tanë. Megjithatë ata kanë dhënë më të mirën e mundshme.
Kosova vetëm për herë të dytë luan në fazën e dytë kualifikuese.
Tani na pret ndeshja e vështirë me Suedinë, të dielën në Prishtinë.
Suedia e Mali i Zi janë top-kombëtare evropiane me lojtarë në nivelet më të larta. Por edhe ne po ngritemi me hapa të shpejtë.
Mali i Zi – Kosova 32:25 (16:14)
Kosova: Jupa 2, Gashi 1, Kabashi 2, Dedaj 4, Terziqi 6, Agushi, Quni 1, Tahirukaj 4, Shabani, Ramosaj 1, Muqolli, Gegaj, Ramadani, Gjuka 2, Zena, Alaj 2