Site icon Telegrafi

Kosova i fillon me humbje kualifikimet për ‘Euro 2022’ në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Skuadra e Kosovës në hendboll i ka filluar me humbje kualifikimet për ‘Euro 2022’. Në Podgoricë, Kosova pësoi 32:25 nga Mali i Zi. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues.

Në pjesën e parë djemtë tanë ishin të barabartë, por në të dytën erdhi në shprehje përvoja e Malit të Zi, që luan rregullisht në kampionate evropiane.

Po ashtu, ndikuan edhe disa gabime që u bënë nga lojtarët tanë. Megjithatë ata kanë dhënë më të mirën e mundshme.

Kosova vetëm për herë të dytë luan në fazën e dytë kualifikuese. Tani na pret ndeshja e vështirë me Suedinë, të dielën në Prishtinë.

Suedia e Mali i Zi janë top-kombëtare evropiane me lojtarë në nivelet më të larta. Por, edhe ne po ngritemi me hapa të shpejtë, shkruan në faqen e FHK-së.

Mali i Zi – Kosova 32:25 (16:14)

Kosova: Jupa 2, Gashi 1, Kabashi 2, Dedaj 4, Terziqi 6, Agushi, Quni 1, Tahirukaj 4, Shabani, Ramosaj 1, Muqolli, Gegaj, Ramadani, Gjuka 2, Zena, Alaj 2

Exit mobile version