Site icon Telegrafi

“Kosova është Serbi”, mural në Beograd me Trumpin dhe Putinin

Në rrugën “Narodnih Heroja” (Rruga e “Heronjve kombëtarë”) në Beograd, është vizatuar një mural rreth tri metra i lartë, në të cilën janë shfaqur portretet e presidentëve: Donald Trump të SHBA-ve dhe Vladimir Putinit të Rusisë.

Lexo po ashtu Biznesmeni serbo-amerikan, thyen shpresat e Serbisë: Vonë jemi, shqiptarët e Kosovës veç kanë lidhje me Trumpin!

Krahas këtyre portreteve të dy prej presidentëve më të fuqishëm të botës, në mural është dhënë një mesazh nacionalist.

Fraza “Kosova është Serbi” është shkruar në tri gjuhë të ndryshme: ruse, angleze dhe serbe, raporton Insajderi.

Në Serbi kanë shpresë që ardhja në krye të Amerikës e presidentit të zgjedhur Donad Trump, do të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe presidenti i zgjedhur Trump ka thënë gjatë fushatës elektorale se do të përmirësojë marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin.

Exit mobile version