E përditshmja britanike The Guardian ka bërë një përmbledhje të 10 gjërave që duhet shikuar në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018 dhe në mesin e tyre është edhe përfaqësuesja e Kosovës.
Për Kosovën thotë se ajo përballet me dy teste të vërteta të kalibrit të saj.
“Kosova, pas barazimit në debutim prej 1-1 ndaj Finlandës, do të ketë një test të enjten kur e pret Kroacinë në shtëpi – Shkodër, Shqipëri, para se të udhëtojnë për të luajtur ndaj Ukrainës të dielën, takim me nuanca të qarta politike. Albert Bunjaki, trajneri i Kosovës, beson se ekipi i tij është jofavoriti, por ekipi i tij mund të befasojë në një nga grupet më testuese në seksionin e UEFA-s”.
“Këtë herë së paku e kanë të qartë lojtarët në dispozicion, për dallim ndaj Finlandës, por performancat e tyre në këto dy ndeshje do të japë idenë se çka janë në gjendje të bëjnë. Në letër ata duken një skuadër në nivel më të lartë se disa kombëtare që janë pranuar së fundmi. Por, siç ka vënë cak Bunjaki publikisht, a janë në gjendje ata që kualifikohen për Euro 2020?”, shkruan në artikullin e saj The Guardian.
Kurse 9 të tjerat janë:
Southgate duhet të heqë shiritin e kapitenit të Anglisë nga vlerat false.
Skocia nuk duhet të gabojë ndaj Lituanisë.
Daryl Horganit duhet t’i jepet rasti të bëhet hero i Irlandës.
Koha që Robson-Kanu të fillojë përsëri për Uellsin.
Deschamps duhet të rikthejë Benzeman herët apo vonë.
Faza e frikshme e grupeve fillon për Afrikën.
Zvicra synon të mbajë presionin mbi kampionët evropian.
Luftim i heshtur pritet ndërmjet Italisë dhe Spanjës.
Kili në telashe.