Site icon Telegrafi

Kosova është ende larg zhvillimit të Tregut të Kapitalit

Tregjet kapitale janë kërkesë bazike dhe skajshëm të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të një vendi, theksoi Reena Aggarwal, profesoreshë në Universitetin Georgetown.

“Çdo shtet ka Tregun e Kapitalit, andaj Evropa lindore është shembull i mirë se si çdo shtet krijoi këtë treg. Tregu i Kapitalit mund të startojë si një treg i vogël dhe të kalojë një kohë bukur e mirë që të bëhet një treg mirë i zhvilluar. Por ju duhet të startoni nga një vend”, tha profesoresha Aggarwal.

Edhe Dardan Sejdiu nga Fondi Slloven-Kosovar i pensioneve, theksoi domosdoshmërinë e ekzistimit të instrumenteve të ndryshme financiare, përveç kredive apo depozitave bankare.

“Thjesht fondet pensionale janë investitorët më të mëdhenj institucional, jo vetëm në rajon, por në mbarë botën. Pra Tregu i Kapitalit është një diçka që duhet të diskutojmë, se çfarë modalitetesh duhet të ketë. Nuk dmth që tash të kemi një Wall Street në Prishtinë, sepse nuk kemi mundësi dhe nuk kemi likuiditet të krijojmë Wall Street, por mund të shikojmë modalitetet në rajon të cilat mund të përshtaten rrethanave tona”, tha Aggarwal.

Mimoza Kusari nga Oda Ekonomike Amerikane, organizatore e këtij Forumi, potencoi se Tregu i Kapitalit do të avancojë shërbimet financiare dhe do të bëj ambientin e biznesit më të favorshëm, jo vetëm për kosovarët por për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të investojnë në vendin tonë. /rtk/

Kurse Hajdar Korbi, këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë e Financave, pranoi se Kosova ende është larg krijimit të një Tregu të Kapitalit, pasi duhen një sërë reformash si legjislative, ashtu edhe në ndërtimin e kapaciteteve njerëzore.

Exit mobile version