Kosova ka pësuar humbje nga Sllovakia me rezultat 73:77 (23:15, 14:20, 17:20, 19:22), në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Kosova e motivuar e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:15.
Për dallim nga ndeshja me Luksemburgu, Dardanët ishin shumë më të mirë në mbrojtje dhe me një lojë ekipore, e mbyllën çerkeun e parë me tetë pikë epërsi, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 12 pikë, 32:20.
Por, më pas sllovakët u treguan më të mirë, duke ngushtuar shirat në 37:35, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Perioda e tretë ishte shumë interesante dhe e luftuar nga dy skuadrat në parket. Epërsia më e lartë e vendasve ishte pesë pikë, kurse sllovakët arritën që të kalojnë në epërsi në një pikë dy herë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:55.
10 minutat e fundit ishin mjaft të luftuar dhe përkundër përpjekjeve maksimale të Dardanëve, Sllovakia fitoi 73:77.
Kosova e përfundoi grupin me dy fitore dhe katër humbje, kurse sllovakët tri fitore dhe tri humbje, duke u kualifikuar tutje.