Site icon Telegrafi

Kosova edhe pse pësoi dy humbje ngjitet në renditjen e FIFA-s (Foto)

Ditën e nesërme, më datë 20 tetor, FIFA do të publikojë renditjen e re ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.

Kosova pritet të fitojë katër vende, ndërsa ekipi kombëtar i Shqipërisë do të humbë 7 vende.

Kosova edhe pse pësoi dy humbje në kualifikueset e muajit tetor, 0-6 ndaj Kroacisë dhe 3-0 ndaj Ukrainës, ka fituar 4 vende në renditje duke u ngjitur e 164-ta.

Ky është pozicioni më i lartë për Kosovën në renditjen e FIFA-s në historinë e saj disa mujore.

Lexo po ashtu "Kosovës i kthehen dy lojtarë dhe pritet një konfirmim"

Përfaqësuesja më e re e Ballkanit renditet e fundit në gadishull, por tashmë i është afruar shumë ekipit më të afërt, Maqedonisë, teksa vetëm 9 vende i ndajnë nga njëra-tjetra. Maqedonia, e cila ndodhet në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë, ka humbur në 2 ndeshjet kualifikuese të tetorit dhe është rrëzuar me 9 vende duke shkuar e 155-ta, shkruan Panoramasport.

Sa i përket kundërshtarëve të Kosovës në grupin e kualifikueseve të Kupës së Botës, Kroacia ka rënë 2 vende dhe renditet e 16-a, Islanda ka fituar 6 dhe ngjitet e 21-ta, Turqia ka humbur 4 dhe renditet e 25-ta, Ukraina nuk ka ndryshuar pozicion duke vazhduar e 29-a dhe Finlanda ka rënë 17 vende duke u renditur e 101-ta.

Exit mobile version