Site icon Telegrafi

Kosova edhe një rast për t’u kualifikuar në Eurobasket, në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe

Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës para-kualifikuese për Eurobasket 2021, skuadrat lidere të secilit grup kanë vazhduar tutje, pra e kanë siguruar vendin në kualifikime.

Dy ekipet e fundit të grupeve tani janë sistemuar në grupe të tjera dhe kështu e kanë fituar edhe një shans për të siguruar një vend në kualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet pas dy viteve.

Lexo po ashtu Humbja e katërt e Kosovës në parakualifikimet për 'Eurobasket 2021', pëson sërish nga Rumania

Kosova si e treta në Grupin B tashmë është sistemuar në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht.

Lexo po ashtu Lajmet për Kosovën basketboll

Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

Grupi G

3 Gusht 2019: Luksemburgu – Kosova

7 Gusht 2019: Kosova – Britania e Madhe

14 Gusht 2019: Kosova – Luksemburgu

17 Gusht 2019:  Britania e Madhe – Kosova

/Telegrafi/

Exit mobile version