Kur vjen puna për të kaluar kufijtë ndërkombëtar, ekziston një dokument udhëtimi që hap dyert më shumë se diçka tjetër.
Por, Kosova edhe këtë vit renditet në kategorinë e përmbajtjes së pasaportave më të këqija në botë.
Momentalisht pasaporta gjermane, me të cilën pa viza udhëtohet në 177 vende, transmeton Klan Kosova.
Sipas Indeksit të Kufizimit të Vizave për vitin 2016, pasaportat më të mira në bazë të lejimit të depërtimit në vende të ndryshme pa viza, është si vijon:
1. Gjermania – 177 vende
2. Suedia – 176 vende
3. Finlanda, Franca, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar – 175 vende
4. Belgjika, Danimarka, Holanda, SHBA – 174 vende
5. Austria, Japonia, Singapori – 173 vende
6. Kanada, Irlanda, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Koreja e Jugut, Zvicra – 172 vende
7. Greqia, Zelanda e Re – 171 vende
8. Australia -169 vende
9. Malta – 168 vende
10. Hungaria – 167 vende
11. Sllovakia – 165 vende
12. Lihtenshtajni, Malajzia, Sllovenia – 164 vende
13. Letonia – 163 vende
14. Estonia, Lituania – 162 vende
15. Polonia – 161 vende
16. Monako – 160 vende
Ndërkaq, në bazë të statistikave për pasaportat të cilat mbajnë qytetarët më të izoluar, renditet edhe Kosova.
94. Liberia – 43 vende
95. Koreja e Veriut, Mianmar – 42 vende
96. Bangladeshi, Libani, Shri Lanka – 39 vende
97. Kosova, Sudani i Jugut, Jemeni – 38 vende
98. Eritrea, Etiopia, Irani, Nepali, Territori Palestinez, Sudani – 37 vende
99. Libia – 36 vende
100. Siria – 32 vende
101. Somalia – 31 vende
102. Iraku – 30 vende
103. Pakistani – 29 vende
104. Afganistani – 25 vende