Përzgjedhja e projektit më të mirë do të bëhet me 20 % të pëlqimit nga qytetarët dhe 80 % nga juria e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik dhe Shoqatës së Gazetarëve Sportist të Kosovës.
E këto propozime do të jenë të hapura në Muzeun e Kosovës deri të premten në orën 16:00.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi tha, se ky është një objekt që i ka munguar Kosovës, që siç e quajti ai, një shtëpi për të gjitha federatat sportive për komitetin olimpik dhe paraolimpik. /KP/Telegrafi/