Telegrafi

Kosova e Shqipëria, masa të përbashkëta kundër etheve hemorragjike

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se temë e këtij takimi ka qenë diskutimi i përvojave kosovare në ballafaqim me ethet hemorragjike si dhe ndihma që në këtë aspekt mund të jap Kosova për Shqipërinë.

Në këto takime është biseduar edhe për ndërmarrjen e masave të përbashkëta në luftimin e etheve hemorragjike, duke pasur parasysh faktin se rastet me ethet hemorragjike, përveç Kosovës, sivjet kanë përfshirë edhe veriun e Shqipërisë, gjegjësisht janë paraqitur në Golaj të Hasit të Shqipërisë, duke shkaktuar edhe një viktimë.

Në Kosovë, ndërkaq, sivjet rastet e para të paraqitjes së etheve hemorragjike janë lajmëruar në fillim të marsit në komunën e Malishevës, ndërsa janë shënuar edhe 4 viktima prej tyre: dy nga komuna e Malishevës, një nga komuna e Gjakovës dhe një nga komuna e Rahovecit. /Telegrafi/