int(1) Kosova e Shqipëria bëhen me marrëveshje bashkëpunimi në menaxhimin e ujërave - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Kosova e Shqipëria bëhen me marrëveshje bashkëpunimi në menaxhimin e ujërave

Ministri i Mjedisit dhe Ambientit të Ujërave të Shqipërisë Lutfer Xhuveli ka kujtuar edhe një herë se ajri dhe ujërat janë faktorë të tjerë të rëndësishëm të mjedisit, të cilët nuk kanë të bëjnë me hartat dhe kufijtë administrativ.

“Ajri i pastër, apo jo i pastër, mund të kalojë në çdo kohë nga Kosova në Shqipëri, apo nga Shqipëria në Kosovë, apo në çdo vend tjetër dhe nëse ujërat e Drin i Bardhë janë të pastër dhe do të vazhdojnë të kalojnë kufirin dhe të derdhen në Detin Adriatik d.m.th., Deti Adriatik do të jetë i pastër për të gjithë ne së bashku. Por nëse ujërat që derdhen atje do të jenë të ndotura do të jemi po ne ata që do të vuajmë këtë mungesë të pastërtisë”, ka theksuar ministri Xhuveli.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje të dy institucionet iniciojnë bashkëpunimin dhe interesin e ndërsjellë në fushën e rregullimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ujëra të zeza, në bazë të barazisë dhe përfitimeve reciproke.

Ndër të tjera ky bashkëpunim synon në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe njohurive respektive sektoriale, ngritje të kapaciteteve dhe stafeve përkatëse, në aspekt të bashkëpunimit në kuadër të organizatave dhe organizmave rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e rregullatore të sektorit të ujrave etj. “, ka theksuar përfaqësuesi nga Zyra Rregullatore për ujë dhe mbeturina, Avni Dervishi. /rtklive/

Exit mobile version