Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pasi Kosova e shpalli persona non-grata zyrtarin rus Andrey Nikolaevich Antonov pjesë e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK).
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric ka deklaruar se UNMIK-u ende nuk ka pranuar asnjë komunikim zyrtar nga Kosova për këtë vendim.
“Ne jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non-granata’ të një zyrtari të personelit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK). Nuk kemi pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
Ditë më parë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, ka nxjerrë vendimin për shpalljen persona non-grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë.
Gërvalla tha se për shkak të veprimtarisë, ky zyrtar e ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës.
Siç merr vesh Telegrafi, ky zyrtar është Andrey Nikolaevich Antonov.
Ndryshe, në rreth dy muaj më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur non grata dy zyrtarë rusë. /Telegrafi/