Telegrafi

“Kosova e Re”, prioritet i Qeverisë

Pas zvarritjes disavjeçare dhe i përcjellë me polemika, muaj më parë Komiteti Drejtues i Projektit të termocentralit “Kosova e Re” i ka dhënë dritën e gjelbër ofertuesit që të kalohet në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta.

Kjo ka ndodhur pas vlerësimit të ofertave teknike dhe financiare nga këshilltari i transaksionit dhe ai strategjik, shkruan Zëri.

Ky projekt ka pësuar shumë ndryshime. Duke filluar nga emri, pasi që projekti në fillim ishte emëruar “Kosova C” dhe ishte paraparë të prodhonte 2100 megavate.

Pastaj projekti riemërohet nga termocentrali “Kosova C” në “Kosova e Re”, ku prapë ulet kapaciteti prodhues në 1000 megavate. Ndërsa, ndryshimi i tretë bëhet kur shpallet tenderi për ndërtimin e termocentralit me 600 megavate, pastaj nga pakoja tenderuese hiqet ndërtimi i termocentralit “Kosova B”. /Telegrafi/