Telegrafi

Kosova e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj TKE-së

Me këtë rast zv.ministri i MEM-it Blerim Rexha, i ka siguruar përfaqësuesit e TKE-së, përkatësisht Simon Uzunov dhe Roland Matous, se angazhimi i Institucioneve të Kosovës në veçanti MEM-i po punon seriozisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga TKE.

“Ju siguroj se MEM, është i angazhuar seriozisht që të përmbush obligimet që dalin nga TKE në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt drejt synimeve tona që është Bashkimi Evropian (BE)”.

Nga ana tjetër, Simon Uzunov është shprehur i kënaqur me të arriturat në fushën e energjisë elektrike me angazhimin e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin nga TKE .

Temë e takimit gjithashtu ka qenë shërbimi për konsumator dhe mbrojtje e tyre si dhe energjia e ripërtritshme. Përfaqësues nga TKE më këtë rast janë informuar për të arriturat e Kosovës kundrejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga TKE me ç’rast është vlerësuar se 6 mujori i fundit është i suksesshëm në këtë rrugëtim. /Telegrafi/