Telegrafi

Kosova e përfundon aventurën në ‘Davis Cup’ me tri humbje

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar edhe humbjen e tretë në “Davis Cup 2018”, i cili njihet si Kampionati Botëror i tenisit për shtete e që po mbahet në Mal të Zi.

Pas humbjeve të pësuara nga Lihtenshtajni dhe Malta me rezultat identik 3-0, Kosova të premten e humbi edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit nga Moldavia, duke përfunduar kështu në vendin e fundit të Grupit III.

Zëri shkruan se Kosova humbi 2:1 me meçe. Granit Bajraliu e ka shënuar fitoren e vetme për Kosovën në këtë ngjarje prestigjioze. Ai e ka mundur Vasilii Dontun 1-2 në sete (6:0, 3:6, 5:7).

Kurse Genc Selita është mposhtur në përballje me moldavianin tjetër Alexandr Victov 2:1 në sete (6:1, 3:6, 6:1). Ndërkohë, në duelin “double” dyshja Granit Bajraliu e Genc Selita humbi nga dyshja Egor Matvievici dhe Vasilii Dontun 2:1 në sete (6:3, 6:3).

Kështu Kosova në “Davis Cup” i humbi tri ndeshje, duke e fituar vetëm një meç krahas tetëve të humbur.