Krahasuar me dy ditët e para dhe kundërshtarëve që pati, të dielën Kosova u përball me Nigerinë dhe Izraelin, rivalë shumë të papërshtatshëm.
Përfaqësuesja jonë mundi kundërshtarët bindshëm: Kosova U-17 – Alofa Nigeri (69-47) dhe Kfar Vradim Irael – Kosova (47-66).
Kosova në këtë turne i fitoi të gjitha ndeshjet dhe me pesë fitore u shpall kampione e kësaj gare. Përfaqësuesja jonë fitoi të drejtë që të merr pjesë sërish vitin e ardhshëm në këtë turne .
Përfaqësuesja U 17 është ftuar të jetë pjesëmarrëse edhe në turne tjera, në Holandë, Izrael dhe Gjermani.
Edhe gjyqtari Alban Vula pati paraqitje të denjë duke u deleguar në pesë ndeshje të këtij turneu në këtë grupmoshë, si dhe ndau drejtësi edhe ne kategori tjera, si U-21 dhe kategori të femrave. /Telegrafi/