Hendbollistet e Kosovës kanë qenë të pafuqishme përballë, Danimarkës, qw llogaritet si super fuqi nw hendboll në ndeshjen hapje të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Të enjten në Danimarkë, hendbollistet e këtij vendi fituan me rezultat 44:17.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:7. Ndeshja nisi mirë për Kosovën, por më pas erdhi në shprehje cilësia e danezeve dhe numri më i madh i lojtareve cilësore.
Më efikasja ishte Leonora Demaj me 5 gola. Nga 2 i shënuan Marigona Hajdari, Mirela Gjikokaj, Arlinda Hajdari e Pashke Marku. Maksimumin e kanë dhënë të gjitha lojtaret që kishin minuta.
Ndeshja u zhvillua në ambient shumë të bukur sportiv.
Të shtunën prej orës 20:15 është ndeshja Kosova – Danimarka.