Ekipi i Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e parë të turneut Red Bull Neymar Jr’s Five që po mbahet në Doha të Katarit.
Kosova e ka nisur në mënyrë të përkryer turneun Red Bull Neymar Jr’s Five.
Djelmoshat tanë kanë fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Azerbajxhanit, teksa kanë dhuruar edhe spektakel.
Golat për Kosovën u shënuan dy nga Behar Topalli dhe Lavdim Gashi, Blend Gashi dhe Arif Limani nga një.
Ndeshja e radhës për Kosovën është ndaj Kenias nga ora 17:40 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/