Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Irlandës me rezultat 45-38, në ndeshjen e parë për parakualifkimet për Kampionatin Botëror.
Në çerekun e parë Kosova ishte në epërsi konstante, që në një moment arriti edhe në nëntë pikë.
Por në fund u desh të kënaqej me rezultatin (22-17).
Sa i përket çerekut të dytë, në mes kishte një rënie, ku irlandezët madje morën edhe epërsinë për një pikë (27:28).
Por Kosova u kthye dhe e mbylli me shtatë pikë epërsi pjesën e parë (45-38).
Lojtari më i mirë ishte Drilon Hajrizi me 11 pikë, 2 kërcime dhe 2 asisime, ndërsa pas tij ishte Dardan Berisha me 5 pikë dhe 2 asistime. /Telegrafi/