Pjesa e parë mes Kosovës dhe Armenisë, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” është mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të armenëve.
Alian Giresse për këto dy ndeshjet miqësore të nëntorit ka zgjedhur lojtarë të rinj dhe me potencial për ekipin A të Kosovës, gjë që edhe formacioni startues ishte me lojtarë të tillë.
Goli që e vendosi pjesën e parë erdhi në minutën e 24-të, u shënua nga Zhirayr Shaghoyan.
Armeni mori një top në afërsi të zonës dhe shënoi në portën e Visar Bekajt për 1-0.
Kosova tentoi të rrezikojë sidomos nga krahu i djathtë, por që nuk ishte edhe aq e rrezikshme.
Mbetet të shihet se a do të mund të bëjnë diçka më shumë djelmoshat e Giresse në pjesën e dytë. /Telegrafi/