Kosova e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për dy ndeshjet e tetorit, miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Malit të Zi.
Në stërvitje të pranishëm ishin vetëm 16 futbollistë. Mungojnë lojtarët që kanë qenë të angazhuar me ekipet e tyre të dielën.
Të pranishëm janë: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu, Aro Muriq, Herolind Shala, Valon Berisha, Bernard Berisha, Edon Zhegrova, Leart Paqarada, Florent Muslija, Amir Rrahmani, Elbasan Rashani, Benjamin Kololli, Florent Hadërgjonaj, Florent Hasani, Arbenit Xhemajli e Idriz Voca.
Mesfushori Herolind Shala është i ndarë nga grupi. Ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm. Ai po stërvitet i veçuar nga grupi dhe pritet të shikohet gjendja e tij në ditët në vijim.
Pjesa tjetër pritet të bashkohet me ekipin gjatë ditës. /Telegrafi/