Telegrafi

Kosova e Mali i Zi së shpejti me marrëveshje ndërkombëtare për transport

Në këtë takim ministri Mujota dhe ndihmësministrja e Malit të Zi, Mirel Radiq-Lubisavleviq, shkëmbyen informata lidhur me zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe transportit në të dy vendet dhe për perspektivat e zhvillimit të ardhshëm, duke shprehur gadishmërinë e dyanshme për zhvillimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në këto fusha.

Ministri Mujota foli për bashkëpunimin e deritashëm të Kosovës dhe Malit të Zi, veçmas në fushën e transportit dhe tha se është me rëndësi që marrëveshja e bashkëpunimit në të mirë të dy vendeve të arrithet sa më parë dhe se pala kosovare është kurdoherë e gatshme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Nga ana e saj, ndihmësministrja e Malit të Zi, Miliq-Lubisvleviq, e falënderoi ministrin Mujota për pritjen e ngrohtë dhe tha se ana malaziase do të angazhohet që punët e përbashkëta, që do t’i zhvillojnë të dy vendet në fushën e transportit rrugor, t’u përgjigjen standardeve më të larta bashkëkohore.

Pas takimit në Ministrinë e Infrastrukturës, delegacionet e dy vendeve, që në nivel ekspertësh do të negociojnë për harmonizimin e projekt-marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor midis dy vendeve e vazhduan punën në Odën Ekonomike të Kosovës, ku u prtitën nga kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu. /Telegrafi/