Kosova e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror “Katari 2022”.
Dardanët në mbrëmjen e së mërkurës kanë stërvitur në stadiumin “Batumi Arena”, i cili do të inaugurohet zyrtarisht në ndeshjen e nesërme.
Gjatë seancës që zgjati një orë të përzgjedhurit e Challandes janë ambientuar me fushën, por edhe me kushtet klimatike, të cilat janë dukshëm më të rënda se sa në Kosovë.
Ndeshja Gjeorgji – Kosovë zhvillohet të enjten në orën 18:00, sipas kohës tonë, në stadiumin “Batumi Arena”, i cili për shkak të situatës së rënduar me koronavirus do të jetë i zbrazët.
Kosova do të kërkojë fitoren e parë në grup, në ndeshjen e katërt. /Telegrafi/