Në kuadër të thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Greqisë, sot në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.
Dokumenti u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë, tha zëvendësministri Ahmeti.