Site icon Telegrafi

Kosova e Gjermania firmosin marrëveshje për bashkëpunim teknik

Ministria e Financave organizon sot ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Teknik 2014 dhe 2015, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets. /Telegrafi/

Exit mobile version