Edhe pse kosovarët dominuan që në pjesën e parë të ndeshjes, 45 minutat e para të takimit nuk sollën ndonjë ndryshim rezultati.
Pas pjesës së parë pa gola, përfaqësuesja e Kosovës arriti të kalojnë në epërsi me anë të golit të sulmuesit të Hannoverit,Valdet Rama, të shënuar pas gati një ore lojë në stadiumin Stade de la Maladière (59´).
Pas vetëm dy minutash inkuadrimi në lojë, mbrojtësi i Vllaznisë, Liridon Kukaj, arriti të shënojë golin e dytë dhe të vulosë fitoren për përfaqësueses së Kosovës, me golin e minutës së 72-të të takimit.
Mes figurave që ndoqën këtë ndeshje, ishte edhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Lutfi Haziri, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri. /Telegrafi/