Sonte, Kombëtarja jonë mposhti edhe universitetin Kansas State në vazhdën e ndeshjeve të zhvilluara në Komo të Italisë kundër universiteteve amerikane.
Kjo ndeshje, e cila përfundoi me rezultat 85:74, u përshkua me epërsi të përhershme të skuadrës sonë, për tu përmbyllur me njëmbëdhjetë pikë epërsi në fund.
Angazhimi i mirë në fazën e mbrojtjes solli epërsi të hershme prej 11:00, epërsi kjo e cila nuk u shkri në asnjë moment gjatë ndeshjes.
Në fazën e sulmit, ndeshje të mirë dhe pikë të dyfishta shënuan Justin Doellman (20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime), Drilon Hajrizi (18 pikë, 7 kërcime dhe 2 topa të vjedhur) Dardan Berisha (14 pikë, 4 kërcime, 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur) dhe Yll Kaçaniku (10 pikë, 2 kërcime, 2 asistime).
Në ndeshje u aktivizuan të gjithë dymbëdhjetë lojtarët e regjistruar për lojë, ndërsa Mirza Ahmetbashiq pushoi për shkak të një lëndimi të lehtë i cili e përcolli gjatë këtij turneu.
Nesër, para kthimit në Prishtinë, ekipi ynë ndeshjet me grupimin e basketbollistëve të NCAA 1 – Althetes in Action.