Telegrafi

Kosova e Austria, me marrëveshje për mbrojtjen e investimeve

Ministri i tregtisë dhje Industrisë, Lutfi Zharku tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, si për investitorët austriakë të cilët tashmë kanë investuar në Kosovë, por edhe tërheqjen e investitorëve të rinj.

Sekretari i Shtetit të Austrisë, Reinhold Lopatka, tha se Kosova dhe Austria do të vazhdojnë të bashkëpunojnë më shumë në të ardhmen dhe paralajmëroi investime në shumë sektorë, veçmas atë të bankave dhe kompanive të sigurimeve. Kjo është marrëveshja e parë e Kosovës me një vend të BE-së.