Telegrafi

Kosova e adreson në Bruksel çështjen e Nehat Thaçit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ka kërkuar në Bruksel lirimin e menjëhershëm të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçit, i cili u arrestua nga policia serbe.

Thaçi është arrestuar nga forcat policore serbe në Bujanoc nën akuzat për terrorizëm.

Nënkoloneli i policisë u arrestua pak pas mesnatës së 28 shtatorit në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në magjistralen Gjilan-Bujanoc.

“Kam kërkuar menjëherë që të lirohet. Këtë çështje e kam ngritur qe dy ditë”, pohoi Tahiri.