Bota është bërë jashtëzakonisht e dhunshme me numër të madh vdekjesh, shkaku i terrorizmit dhe numrit më të madh të njerëzve të zhvendosur, qëndron në raportin e fundit të Indeksit global të paqes të institutit për ekonomi dhe paqe, për vitin 2016.
Indeksi vjetor, e që mat 23 indikatorë përfshirë incidentet e krimit të dhunshëm, nivelin e militarizimit të shteteve dhe importin e armëve, pohon se konflikti në rritje në Lindje të Mesme, kryesisht është për t’u fajësuar.
Por, përtej Lindjes së Mesme, bota është më paqësore, pohojnë hulumtuesit që qëndrojnë pas raportit.
Në këtë raport nga 163 shtete, ku për vendin më të pasigurt e zë Siria, Kosova renditet në vendin e 77.
Fqinjët si Shqipëria, zë vendin e 54, Serbia vendin e 48, e Maqedonia e 84, raporton KTV.
Sipas raportit, më shumë se 100 mijë persona janë vrarë në konflikte në vitin 2014. Siria ku afër 67 mijë njerëz janë vrarë në vitin 2014, mbetet vendi më i rrezikshëm aktualisht.
Indeksi po ashtu tregoi se shumica e sulmeve që klasifikohen si terroriste janë të përqendruara në pesë shtete: Siri, Irak, Nigeri, Afganistan dhe Pakistan.