Site icon Telegrafi

Kosova me dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në boks U-18

(Foto: Facebook/Federata e Boksit e Kosovës)

Liberta Haxholli (75 kg) dhe Donat Syla (92 kg) kanë fituar medalje të bronzta, gjegjësisht vendin e tretë në Kupën Botërore në boks ‘Adriatic Pearl’ në Budva, ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.

Drejtësinë në këtë turne botëror e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Lexo po ashtu Donjeta Sadiku mbetet jashtë Botërorit të boksit - nuk lejon nënshtrimin e Kosovës

Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksieret dhe boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni).

Boksierët duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për këtë kampionat evropian.

Exit mobile version