Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur edhe golin e tretë dhe të katërt në ndeshjen e tyre në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve.
Është sulmuesi Donis Avdijaj, i cili ka shënuar për epërsinë 0-3.
Goli i Avdijajt erdhi pas një kundërsulmi vrasës të Dardanëve.
Ky gol erdhi në minutën e 78-të të ndeshjes.
Ishte Vedat Muriqi, i cili asistoi për golin e Avdijajt.
Pa kaluar mirë dy minuta, Avdijajt gjeti edhe golin e 0-4 pas asistimit të Milot Rashicës. /Telegrafi/