Site icon Telegrafi

Kosova duhet të ngre padi kundër Serbisë për krimet e vitit 1998-1999

Qeveria e Kosovës duhet të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.

Kështu u tha në tryezën shkencore e cila po mbahet në Prishtinë për krimet kundër njerëzimit në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

Profesori Muhamet Kelmendi tha se gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë është kryer një dhunë dhe terror.

Ai tha se Serbia në Kosovë ka vrarë  14 mijë persona dhe për këto krime askush nuk është burgosur.

Ndërsa, profesor Zejnullah Gruda tha se “kriminelët e Serbisë që kane kryer gjenocid janë në krye të shtetit dhe janë shpërblyer me të mira. Fatkeqësisht edhe ne jemi vonuar dhe asnjë punë seriozisht nuk e bëjmë”.

Me këtë rast, Gruda tha se ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në bazë të fletarrestit të Serbisë është e padrejtë pasi që ai i ka  kryer obligimet ndaj instancës më të lartë.

Exit mobile version