Site icon Telegrafi

Kosova drejt Këshillit të KiE, ​Haradinaj: Hap kolosal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se ky paraqet një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë miqtë e saj!”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version