Site icon Telegrafi

Kosova dominuese, regjistron fitoren e dytë (Foto/Video)

Skuadra nikoqire ishte dominuese që nga fishkëllima e parë e arbitrit dhe shumë shpejt erdhi te goli i epërsisë.

Mërgim Brahimi priti një top në qendër të zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjet (2’).

Shanset e vendasve vazhduan edhe më tutje, ndërsa gjërat u bënë akoma më lehtë për Kosovën nga minuta e 38-të, kur një lojtar mysafir u përjashtua me karton të kuq. 

Me të nisur pjesa e dytë, erdhi edhe goli i dytë për Kosovën. Ishte sërish Mërgim Brahimi futbollisti që kësaj radhe e paraboloi portierin mysafir (46’).

Rastet ishin të pandalshme për ekipin tonë, mirëpo konkretizimi mungoi. Përmendim përjashtimin e Liridon Krasniqit me karton të kuq (76).

Kjo ishte fitorja e dytë zyrtare në histori të përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe dalëngadalë, kjo skuadër po tregon se meriton të jetë pjesë e garave ndërkombëtare. /Telegrafi/

1-0: Shënon për Kosovën Mergim Brahimi kundër Guinesë Ekuatoriale.LIVE> http://goo.gl/kJh4p0

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 10 October 2015

2-0: Gol i bukur me parabolë nga Brahimi. Kurse, për asistimin nuk ka fjalë, thjesht fantastik.LIVE> http://goo.gl/kJh4p0

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 10 October 2015

Guinea me dhjetë lojtarë. Karton i kuq për lonjarin mysafir, pasi Fejzullahu ishte lojtari i fundit.LIVE> http://goo.gl/kJh4p0

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 10 October 2015

Gjysmë rasti i Guineas. Pakujdesi nga mbrojtësit e përfaqësueses së Kosovës.LIVE> http://goo.gl/kJh4p0

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 10 October 2015

Bernard Berisha shumë pran goilt. I pandalshëm sulmuesi i Skënderbeut.LIVE> http://goo.gl/kJh4p0

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 10 October 2015

Exit mobile version