Site icon Telegrafi

Kosova dominon secilën statistikë në BIBL

E përbashkëta e tyre është që të gjithë janë pjesë e skuadrave kosovare të basketbollit. Jones luan për Bashkimin, Deliq e Hajrizi për Pejën, ndërsa Washburn për Sigal Prishtinën, shkruan sot Koha Ditore.

Peja, Prishtina e Bashkimi këtë edicion janë ndër skuadrat kryesore në Ligën Ballkanike, që vlerësohet se ka humbur pak në cilësi për dallim nga edicionet e kaluara. Peja fazën e parë grupore e ka mbyllur në pozitën e parë në Grupin B me bilanc prej shtatë fitoreve e një humbjeje.

Ndeshjen e fundit e luajti të mërkurën mbrëma kur në shtëpi e mposhti Lovçenin e Malit të Zi.

Peja është në seri të fitoreve prej 7:0, humbjen e parë e pësoi nga Bashkimi në hapje të edicionit. Bashkimi, që debutoi në Ligën Ballkanike, është renditur i treti në Grupin B me pesë fitore e tri humbje, bilanc i njëjtë me atë të Teodos së pozitës së dytë.

Kampionia në fuqi, Sigal Prishtina është renditur e dyta në Grupin A me katër fitore e dy humbje. Një fitore më shumë ka pasur Mornari i Malit të Zi që u rendit i pari. Prishtina të dy humbjet i ka pësuar në vjeshtë, nga Mornari dhe Kozhuvi. 

Exit mobile version