Site icon Telegrafi

Kosova do të përfitojë 100 mijë euro nga miqësoret me Panamanë dhe Kanadanë

Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar edhe dy miqësore të reja me të cilat do të ballafaqohet kombëtarja e Kosovës në Futboll. Sipas një njoftimi, skuadra e përzgjedhësit Albert Bunjaki do të ndeshet me kombëtaren e Kanadasë dhe atë të Panamasë.

Të dyja takimet do të zhvillohen jashtë Evropës. Kosova do të luajë me Panamanë në New York më 9 tetor, kurse vetëm tri ditë më vonë do të ballafaqohet me Kanadanë në Chicago.

“Kemi arritur marrëveshje që të luajmë miqësore me Kanadanë dhe Panamanë. Nga këto dy duele, Federata e Futbollit të Kosovës do të përfitojë 100 mijë euro. Jemi të lumtur për këtë pasi edhe ne po përfiktojmë nga miqësoret”, ka deklaruar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës , Fadil Vokrri.

Ky lajm vjen pas humbjes së thellë të kombëtares së Kosovës kundër Turqisë 6:1. Djelmoshat e Bunjakit kanë thënë se nuk kanë kohë t’i vuajnë pasojat e humbjes, sepse të dielën me 25 maj do të ndeshen në Gjenevë të Zvicrës kundër kombëtares së Hondurasit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version