Site icon Telegrafi

Kosova do të luajë në Prishtinë

Shpresa për miqësore ka bërë që në Federatën e Futbollit të Kosovës në Prishtinë të bëhen plane. “10 janari është paraparë të marrim dritën e Gjelbër nga FIFA”, thotë Artan Govori, përgjegjës për kontakte ndërkombëtare në FFK, bënë të ditur gazeta austriake ‘Die Presse’ të shtunën. Ndeshja e parë e Kosovës mund të zhvillohet në mars të këtij viti. “Se a do të luajmë me Kroacinë apo ndonjë kundërshtarë tjetër mbetet të shihet. E rëndësishme është se ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojmë në Prishtinë dhe nuk do ta organizojmë jashtë vendit”, shton Govori.

Që prej se Kosova shpalli Pavarësinë nga Serbia në shkurt të 2008-ës, vendi ka mbetur në geto sa i përket futbollit. Rezistenca nga Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) do të vazhdojë përderisa 2 milionë banorët e Kosovës nuk dalin në skenën ndërkombëtare të futbollit. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version