Telegrafi

Kosova do të konsolidohet si një shtet i fuqishëm multietnik

Gjithashtu, presidenti Sejdiu e vlerësoi përkushtimin e veçantë që ka Portugalia për mbështetjen e mëtejme të Kosovës në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian, EULEX-it dhe KFOR-it, si dhe në procese të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunime në nivele ekonomike politike dhe të tjera.

Ministri Teixeira ndërkaq, theksoi se Portugalia është shumë e përkushtuar që nga fillimi i procesit, jo vetëm në nivelin politik por edhe ushtarak. “Portugalia tashmë e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe jemi të sigurt se Kosova do të konsolidohet si një shtet i fuqishëm multietnik dhe demokratik”, tha ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për çështjen e “vonesave” në emërimin e komandantit të Forcës së Sigurisë, presidenti Sejdiu këtë çështje e vlerësoi si nevojë e konsultimeve të nevojshme e jo si vonesë. “Mund të them së Qeveria është duke u marrë me këtë çështje dhe posa të vijnë propozimet, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, unë do të procedojë me marrjen e vendimit të mëtejshëm”, pohoi presidenti.

Ministri Teixeira gjatë ditë është pritur edhe nga ministri i FSK-së, Fehmi Mujota. /Telegrafi/