Telegrafi

Kosova dhuron paraqitje të mirë në futsall, por mposhtet në fund nga Gjermania

Ekipi përfaqësues i Kosovës në futsall është mposhtur në fund nga Gjermania me rezultat 8-4 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ishte nisur të martë për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit.

Nisja e tyre bëri bujë të madhe pasi disa futbollistë të Kosovës u panë duke konsumuar duhan dhe kjo bërë që ata të etiketohen shumë dhe të kritikohen.

Lexo po ashtu Pamje të papranueshme: Lojtarët e Kosovës ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji

Megjithatë, dje (e mërkurë) djelmoshat e Kosovës në futsall arritën ta marrin një fitore të madhe me rezultat 4-2 ndaj Austrisë duke na bërë krenarë.

Golat në këtë fitore të Dardanëve u shënuan nga Arbër Dobroshi (9’12”), Malush Qerimi (10’43”, 11’25”) dhe Dardan Topilla (10’54”).

Lexo po ashtu Dje u akuzuan për pirje të duhanit, sot ekipi i Kosovës në futsall na bënë krenarë me fitoren e thellë ndaj Austrisë

Paraqitjet e mira të djelmoshave tanë vazhduan edhe sot në takimin ndaj Gjermanisë, duke qenë disa herë në epërsi, por në fund nuk patën fat duke u mposhtur me rezultat 8-4.

Golat në këtë fitore u shënuan nga Drilon Maxharraj (0’27”, 24’07”), Malush Qerimi (22’59”) dhe Melos Kelmendi 29’17”.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet e treta me tri pikë, po aq sa ka Gjermania e dyta dhe Gjeorgjia e para.

Ndeshjen e fundit në grup, Dardanët do ta zhvillojnë ndaj Gjeorgjisë. /Telegrafi/