Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi ku ka takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar dhe ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke.
Mehaj përmes rrjetit social Twitter ka thënë se me homlogun e tij Akar janë pajtuar që të dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në.
“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Mehaj, transmeton Telegrafi.
In the official stay in #Turkey, I met with with the Turkish Minister of Defense, Hulusi Akar. With Minister Akar, we agreed that our two Ministries will expand their cooperation in the field of training and exercises for the @KSF_Kosova. 🇽🇰 and 🇹🇷 have excellent partnership. pic.twitter.com/F0BzZ7wpvq
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) September 18, 2021
Mehaj ka viztuar edhe Komandën e Forcave Speciale Turke, duke e cilësuar impresionuese këtë vizitë.
“Forcat Speciale Turke kanë përvojë të madhe në operacionet luftarake jo konvencionale, lloje të ndryshme të luftës speciale, operacione speciale, zbulim dhe infiltrim special, operacione të fshehta, luftëra psikologjike, operacione nënujore, parashutë statike, kundër-terrorizmit në zonat e banuara, luftime në afërsi, rezistencë, ndërhyrje, prita, bastisje, sabotim, arratisje, mbrojtje VIP, qitje e shpejtë, inteligjencë, mbijetesë, operacione në dëborë të thellë, të ftohtë të fortë dhe nxehtësi, asgjësim të mjeteve shpërthyese, si dhe ndihmë të parë dhe atë urgjente”, ka shkruar Mehaj në Facbeook.
Ai tha se nga komandanti i saj, gjeneral major Ertuğrul Erbakan, ka marrë mbështetjen e fuqishme për ofrimin e përvojës së tyre të shkëlqyeshme në shërbimin tonë për të ardhmen. /Telegrafi/