Telegrafi

Kosova dhe Turqia, mundësi të mira për investime

Interesimi i afaristëve kosovarë për hapjen e fabrikave dhe i afaristëve turq për të depërtuar në tregjet evropiane, shihen si mundësi e mirë për investime të përbashkëta në Kosovë.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se nga përvoja e bizneseve nga Turqia mund të mësojmë shumë.

Kurse, ambasadori i Turqisë Ynler premtoi angazhim në sjelljen e investitorëve të jashtëm në Kosovë. Por sipas tij, një ndër problemet më të mëdha të Kosovës është papunësia, çelësi për këtë janë investimet e jashtme.

Po ashtu u tha se duhet përmirësimi i ambientit biznesorë në mënyrë që Kosova të jetë më atraktiv për tërheqjen e investimeve nga jashtë. /Telegrafi/