Telegrafi

Kosova dhe Turqia bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

Memorandumi sipas zyrtarëve, ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, blegtorisë si dhe trajnimin e bujqve dhe ekspertëve nga Kosova.
Ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci tha, se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve të tjera të cilat do të nënshkruhet po hapet një faqe e re e zhvillimit të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe fushave tjera me rëndësi.

Sipas ministrit Stavileci, efekti i ndihmës së TIKA-së përveç shkëmbimit të përvojave do të ketë ndikim edhe në rritjen e punësimit dhe përparimit të bujqësisë.

Kryetari i TIKA-së, Musa Kulaklikaya tha se me këtë memorandum janë të parapara disa projekte të rëndësishme me rehabilitimin e serave dhe ndërtimin e serrave të reja. Po ashtu në kuadër të këtij memorandumi parashihen trajnime për bujqit e Kosovës. /Telegrafi/