Site icon Telegrafi

Kosova dhe Sllovenia me forum për investime dhe tregti

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, ku janë pajtuar që në pranverë të vitit të ardhshëm të organizohet një forum për investime dhe tregti në mes të Kosovës dhe Sllovenisë.

Sipas një komunikate të MTI-së, Bajrami dhe Majhen u pajtuan po ashtu edhe për krijimin e Komiteteve të Përbashkëta në mes të dy qeverive të cilat do të punojnë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes të dy shteteve.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Majhen se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar në krijimin e një ambienti të përshtatshëm të të bërit biznes në vend dhe po ndikon në rritjen e aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve.

Në anën tjetër, ambasadori Miljan Majhen e njoftoi ministren rreth aktivitetit të kompanive sllovene në Kosovë dhe theksoi që këto kompani janë duke operuar me sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version