Ministri në detyrë për Integrim Evropian, Blerim Reka, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim me Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e ndërsjelltë në kuadër të përgatitjes për hapjen dhe zhvillimin e negociatave të pranimit.
Sipas MIE, kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin e dy vendeve mbi shkëmbimin e përvojave në fushën e procesit të integrimit evropian, si dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë.
“E njëjta, parasheh krijimin e strukturave negociuese për bisedimet e anëtarësimit; funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës në kuadër të kapitujve të negociatave të anëtarësimit; si dhe shkëmbimin e informacionit dhe përvojës për sa i përket procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (‘screening’). Gjithashtu, pjesë kryesore e kësaj marrëveshje është thellimi i dialogut politik mes dy Ministrive me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve institucionale në shërbim të procesit të integrimit evropian duke organizuar konferencën e përbashkët vjetore të dy Ministrive për çështje të integrimit evropian. Në respektim të masave të emergjencës shëndetësore të përcaktuara nga Qeveritë e të dy vendeve për parandalimin e pandemisë së virusit korona COVID-19, kjo marrëveshje po nënshkruhet në distancë, si dhe po shkëmbehen materialet përmes komunikimeve diplomatike, por kjo nuk e zbehë qëllimin e saj: përgatitjet e përbashkëta të dy vendeve për rrugën integruese evropiane, konform përcaktimit tonë të përbashkët strategjik, atë të bërit anëtar të ardhshëm të BE-së”, thuhet në njoftim.
Kjo marrëveshje për bashkëpunim, trason rrugëtimin tonë integrues evropian, brenda një kornize bilaterale ndër-institucionale përgatitore me: detyra, bartës, afate konkrete dhe shkëmbim përvojash e kuadrosh./Telegrafi/