Telegrafi

Kosova dhe Shqipëria ndeshen në ragbi në kuadër të Kupës Skënderbeu

Kosova në ragbi do të luajë ndeshje me Shqipërinë të dielën në Kukësi Arena në ndeshjen e vlefshme për Kupën Skënderbeu  

Kombëtarja e Kosovës në ragbi po vazhdon konsolidimin, pasi muaj më parë shënuan fitore në Conference Rugby ndaj Malit të Zi.

Siç e cekëm më lartë ndeshje zhvillohet në Kukësi Arena dhe fillon në ora 13:00.

Përzgjedhësi Mark Barrett do të ketë në dispozicion 19 lojtarë të ftuar për këtë takim.

Po ashtu të dielën do të debutojnë edhe Kosova U16, që po ashtu ka ndeshje kundër Shqipërisë. /Telegrafi/