Telegrafi

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për pensionet

Në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Departamentit të Pensioneve të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë pasi synon t’u ofrojë mbrojtje shoqërore shtetasve të të dy vendeve me synimin përfundimtar që ta bëjë të mundur në një kohë sa më të shkurtër njohjen e viteve të punës për shqiptarët që punojnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Në takimin e sotëm ishin të pranishëm Drejtori i Departamentit Pensional të Kosovës, Këshilltarët e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës si dhe drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST-i). /Telegrafi/