Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla do të nënshkruajnë sot Protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar.
Ceremonia e nënshkrimit të këtij Protokolli do të nis në orën 13:00 në pikën kufitare Qafë Morinë.
Sipas një njoftimi zyrtar, nënshkrimi i këtij Protokolli që synon të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve në pikat kryesore të kalimit kufitar, duke përfshirë Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
Ky protokoll është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të procedurave të sigurisë dhe efikasitetit në kufi, duke synuar të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.
Nënshkrimi i këtij protokolli tregon angazhimin e të dy qeverive për të rritur sigurinë dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën./Telegrafi/