Telegrafi

Kosova dhe Serbia do të ballafaqohen në afërsi të Beogradit

Gjatë këtyre ditëve ka pasur shumë paqartësi rreth një ndeshje me rëndësi për përfaqësuesen sonë të hendbollit për grupmoshat deri në njëzet vjet.

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra U20, nuk do të luajë ndeshjen kualifikuese me Serbinë në Kragujevc.

Federata Serbe e Hendbollit ka njoftuar sonte se takimi është zhvendosur në Kovilovo, në afërsi të Beogradit.

Gjithashtu është bërë e ditur se takimi do të luhet pa simbole shtetërore, pa tifozë dhe pa praninë e mediave.

Përveç këtyre dyja përfaqësueseve, pjesëmarrës do të jenë edhe Norvegjia dhe Sllovakia.

Vetëm fituesi i turneut do të kualifikohet në Kampionatin Botëror në Gyor të Hungarisë.

Theksojmë se ndeshja zhvillohet të premten (23 mars 2018) nga ora 16:00. /Telegrafi/